Vallëzuesi me arkivol: Dua ta bart Ronaldinhon në varr, pastaj Maradonën dhe në fund Messin
Benjamin Aidoo, burri që u bë i famshëm në rrjetet sociale për vallëzimin e tij me arkivol, thotë se do të ndihej i nderuar ta çonte Ronaldinhon në banesën e tij të fundit.
Aido e themeloi kompaninë “Nana Otafrija Pallbearing and Waiting Services” në Accra, Ganw, më 2007, me qëllim që të sjellë gëzim me shërbimet e tij të varrimit duke e festuar jetën e të ndjerëve me muzikë dhe vallëzim.
“Disa njerëz thjesht nuk duan të qajnë më”, tha Aidoo për Foot Mercato.
“Të tjerët qajnë, por duan apo s’duan të qajnë ata, ne i bëjmë të lumtur, ne i bëjmë të lumtur falë asaj që e bëjmë”, shtoi ai.
Kjo kompani tani e ka arritur famën përtej Ganës dhe në gjithë botën, pasi videot e tyre duke vallëzuar dhe kënduar me arkivol janë bërë të njohura në rrjetet sociale.
Përkrahës i Barcelonës dhe Chelseat, Aidoo u pyet me shaka se cilin futbollist do të donte ta barte në varr.
“Futbollistëve u uroj jetë të gjatë, natyrisht, por sikur ta kisha rastin, ëndërroj ta bart Ronaldinhon në banesën e tij të fundit. Pastaj Maradonën dhe në fund Messin”, shtoi ai.
“Do të ishte nder nga një vallëzues si unë për një vallëzues si ai që ishte në fushë”, theksoi ai.