Valdrin Sahiti depërton në Serbi, ia qep fustanin e nusërisë një këngëtareje
Futbollisti serb, Marko Gobeljić dhe këngëtarja Katarina Grujić ditën e sotme do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Për fustanin e nusërisë këngëtarja ka zgjedhur stilistin kosovar, Valdrin Sahiti, e që sipas burimeve të portalit serb “Informer.rs” pranë këngëtares, fustani i nusërisë do t’i kushtojë 20 mijë euro.
Mediat serbe kanë shkruar për punën e stilisti kosovar, ndër të tjera kanë përmendur se ai është edhe stilist i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ku thuhet se gjatë vitit 2020 është pajisur me pasaportë diplomatike, e cila sipas ligjit lëshohet për një periudhë pesëvjeçare.
Sahiti ka dizajnuar fustane edhe për shumë artiste më famë botërore, ndër to është edhe Beyonce e cila zgjodhi fustanin e stilistit kosovar në premierën e filmit.