Vala e dytë, Brukseli mbyll kafenetë dhe baret
Kafenetë dhe baret do të mbyllen duke nisur nga nesër në të gjithë territorin e rajonit të Brukselit për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, që është përshpejtuar në kryeqytetin belg, njoftuan sot autoritetet.
Masa është parashikuar për një muaj, deri më 8 nëntor.
”Konsumi i alkoolit në hapësirat publike është i ndaluar në 19 komuna të rajonit”, theksoi një zëdhënëse e ekzekutivit rajonal.
Restorantet mund të qëndrojnë të hapura.