Vaksionohen mbi 300 mjekë kosovarë me dozën e dytë anti-Covid19
Pas marrjes së dozës së parë të vaksinave anti-Covid-19 në shtetin e Shqipërisë, mjekët kosovarë që nga dita e sotme kanë nisur procedurën e marrjes së dozës së dytë në Kosovë.
Koordinatori për vaksinim në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, Niman Bardhi, ka treguar detaje për FaktePlus për këtë proces.
“Nga mesi i ditës përvec vaksinimit të grupmoshës 65 vjeçare kemi nisur edhe me vaksinimin e personelit shëndetësor të vaksinuar në dy kontingjentet e ndara në Kukës. Sot jemi me kontingjentin e parë, bazuar në listës e ardhur nga kryetari i Sindikatës si profesionist shëndetësor, Dr. Blerim Syla”, ka thënë Bardhi.
Ai thotë se nga ky kontingjent pritet të vaksinohen rreth 300 persona deri në fund të ditës, deri në ditët e ardhshme kur të vie kontingjenti i dytë.
Por, se kur do të filloj faza e vaksinimit nga kontingjenti që flitet të vie, për grupmoshat tjera, koordinatori i kësaj salle tha se nuk janë në dijeni ngase për këtë merret Komuniteti për Imunizim të Popullatës.
“Momentalisht jemi me fazën 65+ në momentin që vjen një vendim tjetër mbi bazën e afatit kohor të asaj faze të dalur nga Komuniteti për imunizim të popullatës, ne e respektojmë atë vendim” ka theksuar koordinatori i Sallës “1 Tetori”
Ndërkaq, njëri nga mjekët që u vaksionua sot, Orhan Hoxha, tregoi se ashtu si në marrjen e kesaj doze të dytë por edhe në të parën nuk ka pasur ndonjë komplikim.
“Po sot mora dozën e dytë, e që nga doza e parë që kam marrë nuk kam pasur ndonjë komplikim, edhe këtu nuk pat ndonjë parregullsi”, tha Hoxha./FaktePlus/
Mbi 57 mijë të vaksinuar Kosovë, vazhdon procesi i imunizimit të personave mbi 65 vjeçb