Vaksina ruse antiCovid mbërrin në Venezuelë
Autoritetet në Venezuelë bëjnë me dije se kanë marrë doza e para të vaksinës ruse antiCovid, ku në ditët e ardhshme do të nisë dhe testimin e fazës së saj të eksperimentimit klinik.
Sipas ekzekutivit venezuelian, në fazën e fundit të eksperimentimit të “Sputnik V” do të marrin pjesë 2000 vullnetarë që i bashkohën 40 mijë të tjerëve në Moskë, raporton A2.
Karakasi kishte shpallur gatishmërinë për të marrë pjesë në fazën e tretë të testimit të kësaj vaksinë që në muajin gusht, menjëherë pasi autoritetet ruse shpallën lëshimin e saj.
Rusia vijon të mbetet një ndër aleatët kryesorë të Venezuelës që prej kohës së paraardhësit të Maduros, Hugo Chavez.