Vajza e Jozefina Topallit kapet mat me të dashurin e ri
Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes me këngëtarin Luiz Ejlli.
Ndonëse shumë vite bashkë, lidhja e tyre nuk zgjati dhe i dhanë fund në vitin 2017.
Mirëpo, tashmë duket se Megi është në një lidhje të re.
‘IconStyle’ ka arritur të sigurojë disa foto që e provojnë marrëdhënien e re të saj.
Ajo ështe fotografuar duke ecur me të dashurin, në rrugicën afër shtëpisë së saj në ish-Bllok.
Nuk është konfiormuar ende, por dyshohet se çifti mund të kenë nisur edhe bashkëjetesën.