Vajza e Ilirit flet për herë të parë, ka disa fjalë për Donaldin
Në spektaklin e 1 janarit, Ilir Shaqiri u surprizua nga vajza e tij, e cila këndoi për të.
Në një moment, Iliri e puthi vajzën në buzë, gjë që u komentua gjatë.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Emily tha se kishte 4 muaj pa e parë të atin, ndaj mund të shihej e keqja diku tjetër jo te puthja në buzë.
Përveç kësaj, Emily foli për lojën e Ilirit dhe për banorët e tjerë VIP që i pëlqejnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ajo u pyet edhe se cilin banor e sheh si lojtar të fortë në shtëpi, derisa pati dy fjalë për Donaldin.
“Një person që më pëlqen shumë është Arjola, por konsideroj të fortë edhe Donaldi, megjithëse nuk më pëlqen se zihet gjithmonë me babin”, u shpreh Emily.