Vajza e Adriana Matoshit gati për debutim në muzikë, aktorja ka dy fjalë për të
Projektet e reja nga artistët nuk kanë të ndalur, dhe me sa duket do të kemi edhe shumë artista të tjerë që sapo i kanë hyrë muzikës.
Fjala është për krijimin muzikor nga Kaona, vajza e aktores Adriana Matoshi.
Ajo përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar projektin “Bompa”.
Kënga është realizuar nga Cricket dhe ka videoklip të vizuelizuar nga produksioni Imagine.
Këtë këngë e ka rishpërndarë edhe vet Adriana, e cila duket se ndihet mjaft krenare me vajzën e saj.
Së shpejti BOMPA, ka shkruar aktorja në këtë postim.