Ushtrimet e veçanta të ushtarëve kinezë
Ushtarët kinezë në Tibet së fundmi kanë kryer disa stërvitje të veçanta të ngasjes. Dhjetëra prej tyre kanë stërvitur me kamionë, por manovrimet e tyre nuk mund t’i bëjnë shoferët e zakonshëm.
Ushtarët kinezë këto manovrime të veçanta i realizuan në kushte të vështira në bazën ushtarake.
Stërvitjet janë realizuar për të testuar dhe përmirësuar aftësitë e shoferëve.
Përveç këtyre testeve, ushtarët janë stërvitur për përgjigje të shpejta në rast të ndonjë sulmi të papritur.
Një prej testeve më të vështira ishte ajo kthimi i kamionit në 60 kilometra në orë shpejtësi.
E testi tjetër ishte goditja e disa balonave me një diametër prej 20 centimetrash.
Tjetër sfidë e shoferëve ishte vozitja në ngrica dhe copa akulli.