Ushtari amerikan thyen rekordin, e bën 4,689 ushtrimin e gjoksit për 12 orë
Bryan Abell, një ushtar aktiv i Ushtrisë së SHBA-ve, bëri stërvitjen 4,689 herë, duke mposhtur synimin e tij prej 4,500 sosh.
Ai tani pret certifikimin nga Libri i Rekordeve Gines për të parë nëse përpjekja e tij e caktoi rekordin botëror.
Abell kreu ushtrimet të dielën në Carls Family YMCA në Milford, Mich. për të mbledhur fonde për Fondacionin e Luftëtarëve, i cili dërgon të mira materiale për pjesëtarët aktivë të ushtrisë.
Mbi 1,300 dollarë u arritën të dielën dhe fondacioni transmetoi të gjithë ecurinë 12-orëshe në Facebook.