Ushtarët e FSK-së këtë javë nisen për në misionin e parë paqeruajtës
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ceremonisë së Epopesë së UÇK-së bëri të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të nisen këtë javë në mision paqeruajtës.
Gjatë fjalës së saj, Osmani iu drejtua ushtarëve të shtetit, duke ua kujtuar misionin fisnik për mbrojtën e vendit, ndërkaq theksoi se ky mision është sikurse ai i Adem Jasharit dikur.
“Sikurse Adem Jashari dikur, sot ju keni përpara misionin fisnik që ta ruani Kosovën, që ajo të mbetet një dhe e tërë. Këtë javë ushtarakët tanë do t’i përcjellim për misionin e parë paqeruajtës bashkë me forcat e Iowas. Ju do ta nderoni emrin e ushtrisë sonë, sikurse edhe emrin e shtetit të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.
Osmani theksoi se mision strategjik i shtetit do të jetë anëtarësimi në NATO.
“Ju do ta nderoni emrin e ushtrisë sonë, sikurse edhe emrin e shtetit të Republikës së Kosovës. Krah miqve amerikanë ju po e bëni historinë tonë të re, të shtetit që kontribuon në paqen globale. Krahë NATO-s, FSK-ja po zhvillohet edhe më tej si forcë ushtarake, ndërvepruese me forcat e NATO-s. Prandaj anëtarësimi në NATO, mbetet objektiv strategjik i shtetit tonë”, tha Osmani.
Ndryshe, gjatë fjalimit të saj, ajo kujtoi sakrificën e Komandant, Adem Jasharit në 23-vjetorin e Epopesë.Rezistenca e Komandantit Adem Jashari përqoi mesazhin e qartë se liria nuk ka kompromis”, tha ndër të tjera Osmani.
Osmani kujtoi edhe fjalët e Komandantit, të cilat janë të publikuara në një video, ku Osmani theskoi se ai i ka pasur të qarta qëllimet e tij dhe atë që e deshi për vendin e vet.