“Ushqim dhe qumësht”: Dalin pamjet se si po joshen emigrantët për të shkuar në kufijtë e BE-së
Në një video, të publikuar nga Minsku nga një burrë që e fliste gjuhën kurde, u bëhet thirrje emigrantëve që të nisen drejt kufijve të vendeve të Bashkimit Evropian.
Burri që dëgjohet duke folur prapa kamerës u premton emigrantëve ushqim dhe qumësht the thotë se po niset një valë e dytë.
“Nuk keni nevojë që të brengoseni. Tashmë i kemi transportuar (të tjerët për në pyll). U kemi ndihmuar shumë. Mos u brengosni. Do të sjellim ushqim e qumësht për ta”, thotë personi që flet në video.
Një përfaqësues i agjencisë së OKB-së për refugjatë, UNHCR, në Bjellorusi tha se gjendja është katastrofale dhe se mendon që do të përkeqësohet edhe më shumë, prandaj duhet bërë diçka.
Autoritetet bjelloruse kanë publikuar një video ku shihen emigrantë të lënduar. Një zyrtar bjellorus i akuzoi forcat polake se i kanë rrahur emigrantët. Në video shihet një burrë i përgjakur që kollitet.
Paralajmërim: Videoja e mëposhtme përmban pamje të ndjeshme. Fëmijët dhe personat e ndjeshëm këshillohen që të mos e shikojnë.
Polonia është kritikuar se po e përdor forcën për t’ua ndaluar kalimin e kufirit emigrantëve. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian e ka akuzuar Bjellorusinë se e ka orkestruar lëvizjen masive të emigrantëve drejt kufijve të BE-së.