Usain Bolt fillon karrierën si futbollist
Fitues i tetë medaleve olimpike për shpjetësi dhe rekordmen botëror është duke u përpjekur që të bëhet futbollist profesionist.
Xhamajkani ka nisur karrierën në Australi me skuadrën e Central Coast Mariners, me të cilën shënoi edhe dy gola në miqësoren e fundit.
Mirëpo për ish futbollistin e Bayern Munchen dhe Liverpoolit Marcus Babbel, i cili aktualisht është trajner i skuadrës australiane Western Sydney Wanderers, Bolt e ka të kotë dhe kurrë nuk do të mund të bëhet futbollist profesionist
“E kam parë të luajë dhe me gjithë respektin, mund të them se as pas 100 vitesh stërvitje, nuk do të bëhet futbollist profesionist”, deklaroi Babbel,/ FaktePlus