Urime të pafundme për babin tim
Urime të pafundme për babanë tim në Ditën Ndërkombëtare të Baballarëve.
Ndjehem shumë krenar që i shërbej vendit tim. Por, ajo që më jep më së shumti nder është që shërbimin ndaj atdheut si familje e kemi trashëguar prej Katragjyshit Zenel Kozhicës që ishte ushtar me Shaban Polluzhen e deri tek Babai im që i shërbej UÇK-së që do të thotë trashëgemi brez pas brezi ,
Baba vetëm fotografia jote më mbeti kujtim dhe kockat tua që s’do t’i harroj as një herë, kur t’i pash në rivarrimin tënd, atë fytyren engjëllore shumë pak ta mbaj mend, jo që isha edhe i vogël po qysh bre Baba Jem prej fëmijërisë kijameti stu hjek ?, a aq shumë kishte shpiuna Kosova që ti kurrë nuk gjete kohë për ne ?.
E kotë baba t’i bëjë këto pyetje e di që është e pa mundur të më përgjigjesh, por po e kuptoj pëgjigjen tënde Baba për deri sa juve Dëshmorëve dhe bashkëluftëtarve tu ju quajnë kriminela e di që Kosova paska pas argat dhe shpiuna të Serbisë gjithë herë .
Të kujton me mall në shpirt e me lot 😢në sy biri yt Patriot Halim Brahimi ✍😢
Shkruan: Patriots H Brahimi