“Urime festa e Kurban Bajramit”, Goldi uron bashkë me djalin
Është festa e Kurban Bajramit ndaj nuk munguan urimet e shumta që me mëngjes.
Edhe artistët po shprehin urimet me rastin e festës në rrjetet e tyre sociale.
Si çdo festë nuk mungoi as urimi i Goldit, i cili tanimë po e uron bashkë me Guerilin.
Sot reperi solli një foto teksa mbanë djalin në krahë duke uruar festën.
“Urime festa e Kurban Bajramit”, shkroi ai.
Përndryshe, “Përhajr gjyshe”, është kënga e fundit në bashkëpunim me Shyhrete Behlulin.