Urdhëroi të dashurin të vriste burrin, 31 vjet burgim për gruan e ambasadorit grek në Brazil
Gruaja e ambasadorit grek në Brazil, Kyriakos Amordis, që u gjet i vdekur në bagazhin e makinës së tij, është dënuar me 31 vite burg.
Françoise de Souza Olivera, ishte në një lidhje dashurie me oficerin e policisë Sergio Gomez.
Ky i fundit ka pranuar se ka vrarë diplomatin me urdhër të gruas.
Ai aktualisht ndodhet pas hekurave dhe është dënuar gjithsej me 22 vite burgim.
Në lidhje me këtë çështje u shpall i pafajshëm një i afërm i Gomes i cili mbahej në qeli pas akuzës se kishte ndihmuar autorin për të fshehur trupin e viktimës.