Uran Ismaili prezanton planin për Prishtinën (VIDEO)
Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar sonte planin e tij të plotë për Prishtinën.
Duke ndarë së bashku me qytetarët vizionin e tij për qytetin, Ismaili ka shpalosur projektet konkrete që e kthejnë Prishtinën në një qytet të gjelbër, me ekonomi e shërbime digjitale, dhe që e shndërrojnë atë në një qytet atraktiv e destinacion për të gjithë.
Madje, në mënyrë specifike, për secilin projekt Ismaili ka treguar se çka do të bëhet, qysh do të bëhet ai edhe datën kur do të përfundoj.
Plani në vetëvete përmban projekte të shumta. Parku Qëndror i Qytetit në një hapësirë 8 hektarëshe, Qendra Digjitale “TullaHUB”, Rripi i Gjelbër që do të lidhë shtegun për biçikleta dhe këmbësorë nga rrethi me flamur deri në Gërmi, transporti publik falas e shumë e shumë projekte të tjera.
“5 vendparkingje në hyrje të Prishtinës, duke e kombinu me sistemin “Parko e hajde n’qendër”., ka thënë Ismaili.
Më tej, ai tregon se deri në dhjetor të vitit 2023, Prishtina do të ketë transport publik falas për të gjithë.
Ismaili ka premtuar 100 kilometra shtigje të biçikletave të cilat do të jenë të lidhura mes vete, dhe jo qysh janë tash, vetëm në disa lagje. Këto shtigje kanë me mundësu që të udhëtojmë me biçikleta nga njëri cep i Prishtinës në tjetrin – më lehtë, më shpejtë e ma sigurt.
Prishtina e pastër dhe menaxhimi i mbeturianve është një tjetër shtyllë e rëndësishme e programit të Ismailit për të cilën ai ka folur.
E për të mirëmbajtur hapësirat e gjelbërta, Ismaili ka thënë se secila lagje ka me pasë kopshtarin e saj.
Parku Qendror i Prishtinës në një hapësirë 8 hektarëshe është një tjetër projekt i madh për të cilin Ismaili ka folur. “Do ta zhvendosim administratën.
Do të largojmë ato ndërtesa për me i lëshu vend parkut më të madh në qytet që shtrihet përreth Stadiumit “Fadil Vokrri” dhe Pallatit të Rinisë. Aty kemi me e rujtë vetëm një ndërtesë, ish-ndërtesën e burgut dhe kemi me e kthy në muze të një periudhe të dhimbshme e heroike të Prishtinës sonë.”, ka thënë ai.
Sipas tij, Prishtina do t’a ketë Parkun Qendror deri në tetor të viti 2024.
Rripi i Gjelbër do të nis te rrethi i Flamurit dhe përfundon në Gërmi. Për të parë të gjithë programin e Uran Ismailit, shikoni videon KËTU.