Uran Ismaili dorëzon mandatin e deputetit: Do të jap gjithçka kam që t’i përkushtohem vetëm Prishtinës
Në fjalimin e tij, Ismaili tha se tani vullneti dhe dëshira e tij jan që t’i përkushtohet tërësisht Prishtinës, si kandidat për kryetar.
“Vendimin e kam marrë që t’i përkushtohem plotësisht qytetit tonë- Prishtinës – dhe do të jap gjithçka që kam për këtë qëllim”, ka thënë Ismaili.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Uran Ismaili ishte më i votuari nga radhët e PDK-së dhe ndër më të votuarit në Kosovë, me rreth 27 mijë vota.