Uragani Dorian: Qindra persona evakuohen nga Bahamas
Uragani që përfshiu ishujt më herët këtë javë, ka shkaktuar dëme të mëdha si dhe krizë humanitare. Numri zyrtar i viktimave ka shkuar në 43 të premten, por pritet të rritet ende, raportojnë mediat lokale.
Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, “po e monitoron nga afër” situatën, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.
“Presidenti u kërkon të gjithë banorëve të Xhorxhisë, Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut dhe Virxhinisë që të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve të tyre vendorë këtë javë”, thuhet në deklaratë.