UNMIK-u ndihmon Malishevën me mjete mbrojtëse anti Covid-19
Zyra e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, sot e ka përkrahur Komunën e Malishevës, me një donacion me maska dhe dorëza, në kuadër të përkrahjes së tyre, për komunat e Kosovës.
Kohë më parë, UNMIK, i ka përkrahur komunën e Malishevës, edhe me pako ushqimore për familjet në nevojë.
Për këtë donacion, kreu i Malishevës, Ragip Begaj, gjatë pritjes në zyrën e tij për zyrtarët e UNIMIK-ut, Lino Sciarra dhe Abedin Lataj, i ka falënderuar për këtë ndihmë, si dhe për ndihmën e mëhershme për Komunën e Malishevës.
Ndërsa, Sciarra, tha se “I vjen mirë që kanë mundësi t’i ndihmojnë komunat në Kosovë me mjete mbrojtëse, me qëllim edhe të solidarizimit në luftën e përbashkët kundër Covid-19 dhe këtë e konsiderojnë një ndihmë direkte për komunat”.
Begaj e Sciarra, kanë biseduar për situatën e përgjithshme me Covid-19 në Malishevë.