Universiteti i Prishtinës ka krijuar kushtet që të mbrohen temat e doktoratës
Prorektori në Universitetin e Prishtinës, Faton Berisha, tha për Radio Kosovën se tashmë janë krijuar kushtet që të mbrohen temat.
Ndërkohë, sa i përket doktorantëve që i kanë mbrojtur temat, ceremonia e promovimit të tyre do të mbahet sapo të plotësohet numri i mjaftueshëm i kandidatëve që i kanë mbrojtur temat.
Sipas Prorektorit, tani nuk ka ndonjë problem që të organizohen mbrojtjet publike të temave të doktoratës, por siç tha, gjithnjë duke respektuar rregullat e distancës sociale dhe duke iu përmbajtur rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.