United do së paku 60 milionë euro për Lukakun
Manchester United po i kërkon së paku 60 milionë euro për sulmuesin e vet, Romelu Lukaku, sipas Gazzetta dello Sport.
Djajtë e Kuq po ngurrojnë që ta shesin sulmuesin belg, mirëpo mund të binden në rast se marrin ndonjë ofertë të majme.
Së fundi është përfolur shumë se Interi dëshiron që ta blejë ish-yllin e Evertonit, mirëpo kjo varet nëse Zikaltrit do ta paguajnë shumën e përmendur më lartë.