United-City në luftë për lojtarin e Ajaxit, Bayern mban sytë hapur
Ajaxi ka fituar të gjithë vëmendjen rreth vetes. Kualifimi në gjysmëfinalet e Champions League pas eliminimit të Real Madridit dhe Juventusit ka bërë që lojtarët e holandezëve të jenë më të kërkuarit në treg. Hakim Ziyech është një ndër më të përfolurit që ka bërë goxha mirë.
Manchester City dhe United po vëzhgojnë situatën e lojtarit 26-vjeçar. Kontrata e tij me Ajax-in mbyllet në vitin 2021, por marokeni ka një klauzolë largimi prej 25 milionë paundësh. Kjo ka shtuar më shumë interesin e klubeve angleze drejt tij.
Në të njëjtën linjë me ekipet e Manchesterit janë Arsenali dhe Liverpooli që po ndjekin me kujdes situatën. Bayern Munchen nuk mbetet mbrapa, pasi ka shfaqur prej kohësh interes për të. Ajaxi e ka blerë Ziyech në vitin 2016 nga Twente për 10 milionë euro. 26-vjeçari ka luajtur dhe në Kupën e Botës 2018 me Marokun si titullar.