World Film Fair që është mbajtur nga 11-16 Nëntor në Santa Monica afër Hollywood-it është manifestim që mbeldhë rreth vetes me mijëra filmbërës, artistë dhe distributorë nga e gjithë bota. “Un’ati”-“I, Father” (2018) është film i metrazhit të gjatë, adaptim i veprës së njohur të Shekspirit “Hamleti”.

Filmi është prodhim i pavarur i shtëpisë filmike FilmaKS në bashkëpunim me Prusia Lane Production. Në role në film paraqiten: Makfire Miftari, Besim Ajeti,Alban Goranci,Florentina Ademi Beck,Ekrem Sopi, Alban Shahiqi dhe Anzotika Ajeti.