Ultimatumi i Mustafës për Kurtin, reagon deputetja e VV-së
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk është deklaruar zyrtarisht për qëndrimin e Isa Mustafës, i cili bëri me dije se nuk heq dorë nga pozita e kryekuvendarit dhe tha se marrëveshja do të arrihet deri në fund të javës, ose do të kontestohet se nuk ka kushte.
Por duket se kjo deklaratë e kryetarit të LDK-së, nuk i ka pëlqyer deputetes dhe nënkryetares VV-së, Fatmir Mulhaxha-Kollçakut.
“Të jesh, a të mos jesh”, a është kjo me të vërtetë pyetja?, ka shkruar Kollçaku në profilin e saj në Facebook, pa kohë pas deklarimit të kreut të LDK-së./FaktePlus