Ulet në 8 % TVSH-ja për kafshët dhe shpendët e gjalla
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka nënshkruar sot vendimin për reduktimin e normave tatimore nga 18 % në 8 % për kafshët dhe shpendët e gjalla.
Hamza thotë se ky vendim është marrë në kuadër të reformave fiskale për përmirësimin e kushteve të favorshme të të bërit biznes.
Sipas tij, Ministria e Financave do të vazhdojë edhe më tutje me reformat në politikat fiskale, për ta rritur zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, si faktor kyç i zhvillimit ekonomik të vendit.
Ulja e në 8 % e TVSH-së për kafshët dhe shpendët e gjalla, hyn në fuqi pas pak ditësh, respektivisht më 1 korrik të vitit 2019./FaktePlus