Ukrainasit marshojnë në Kiev: Do të rezistojmë
Qytetarët ukrainas kanë protestuar sot në kryeqytetin Kiev kundër agresionit rus për pushtim të Ukrainës.
Ata kanë protestuar me moton “Ukrainasit do të rezistojnë” teksa tensionet janë përshkallëzuar pasi ShBA-ja paralajmëroi se Putin mund të urdhërojë ushtrinë ta sulmojë Ukrainën së shpejti.
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të premten se Rusia tashmë ka numër të mjaftueshëm të ushtarëve për sulm ndaj Ukrainës dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti.
ShBA-ja, Britania dhe disa vende të tjera u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më shpejt nga Ukraina nga frika për një sulm të mundshëm rus.
Sidoqoftë, Rusia ka mohuar se ka plane për ta sulmuar shtetin fqinj dhe i ka akuzuar vendet e mediet perëndimore për përhapje të një “fushate dezinformimi” me qëllim të “devijimit të vëmendjes nga veprimet e tyre agresive”.