Ukraina thotë se pas një beteje të ashpër Rusia pushtoi Çernobilin
Forcat ruse kanë nën kontroll ish-centralin bërthamor të Çernobilit pas një beteje të ashpër, thonë zyrtarët ukrainas.
“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt ”, tha këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhaylo Podolyak.
“Ky është nga kërcënimet më serioze në Europë sot”, shtoi ai.
Çernobili ishte vendi i një prej fatkeqësive më të mëdha bërthamore në histori, kur një nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986.
Rusia hodhi raketa në shumë qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kiev, duke shënjestëruar objektet e mbrojtjes ajrore dhe infrastrukturën ushtarake, pak para agimit të së enjtes, ndërsa zbarkoi ushtarët në bregun jugor të vendit. Sulmi filloi menjëherë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi në televizion atë që ai e përshkroi si një “operacion special ushtarak”, të cilin ukrainas thonë se është një pushtim në shkallë të plotë të vendit të tyre, i dyti më i madhi në Evropë.