Ukraina: Rusia po planifikon që paradën e 9 majit ta mbajë në Mariupol
Rusia po planifikon një paradë ushtarake në qytetin e sulmuar të Mariupolit, tha të mërkurën Shërbimi i Inteligjencës së Ukrainës.
Sipas deklaratës së publikuar në Telegram thuhet se parada është caktuar të mbahet në qytetin juglindor të Ukrainës më 9 maj ku përkujtohet Dita e Fitores së Moskës ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
“Mariupol “do të bëhet qendra e festimeve”, thuhet sipas Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës.
“Rrugët kryesore të qytetit po pastrohen urgjentisht, po hiqen mbeturinat dhe trupat e të vdekurve, si dhe municionet që nuk u shpërthyen”.
GUR e përshkroi paradën si pjesë e një “fushate propagandistike në shkallë të madhe ” nga Rusia për të ndikuar te rreth 120,000 njerëz që mbeten në qytetin e bombarduar, i cili tani është kryesisht nën kontrollin rus, shkruan Euronews