Ukraina krijon rrugë eksporti të grurit për ta shmangur krizën globale të ushqimit
Ukraina ka krijuar dy rrugë përmes Polonisë dhe Rumanisë për të eksportuar grurë dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore, tha zëvendësministri i Jashtëm i Kyivit, Dmytro Senik.
Ai tha se siguria globale e ushqimit ishte në rrezik për shkak se pushtimi i Rusisë kishte ndalur eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi, duke shkaktuar mungesë të gjerë dhe rritje të çmimeve.
Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i drithërave ndërsa miliona tonë drithë në magazina dhe portet e Ukrainës nuk mund të eksportohen për shkak të luftës.
Ukraina ishte në bisedime me shtetet baltike për të shtuar një korridor të tretë për eksportet e ushqimit, tha Senik.
“Këto rrugë nuk janë perfekte sepse krijon disa pengesa, por ne po bëjmë çmos për t’i zhvilluar ato rrugë”, tha zyrtari për Reuters.