Ukraina i kërkon Rusisë që të japë shpjegime brenda 48 orëve për ‘aktivitetin ushtarak’ në kufi
Ukraina i kërkoi Rusisë një shpjegim brenda 48 orëve për “aktivitetet e saj ushtarake” në zonat pranë kufirit me Ukrainën.
Kështu deklaroi të premten ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitrij Kuleba.
Kuleba tha në Twitter se Kievi kishte nisur zyrtarisht një mekanizëm për reduktimin e rrezikut në përputhje me paragrafin III të Dokumentit të Vjenës dhe i kërkoi Moskës të jepte shpjegime të hollësishme mbi aktivitetet ushtarake në zonat afër territorit të Ukrainës dhe Krimesë, raporton TAS, transmeton Gazeta Express.
Ai tha se Rusia ka 48 orë për t’u përgjigjur.
“Në rast se nuk ka përgjigje ose nëse është e pamjaftueshme ose e parëndësishme, Ukraina do t’i drejtohet Rusisë, si dhe nënshkruesve të tjerë të Dokumentit të Vjenës, në mënyrë që të mbajë një takim të jashtëzakonshëm në të cilin Rusia do të duhet të japë një shpjegim,” tha Kuleba. .