“Ukraina e sulmon Rusinë”, ky ishte titulli i tabloidit kryesor të Serbisë
“Ukraina e sulmon Rusinë”, ishte titulli i tabloidit kryesor të Serbisë “Informer” në numrin e së martës 22 shkurtit.
Rusia të hënën njohu pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, dy territore separatiste të Ukrainës të kontrolluar nga separatistët pro-rusë.
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat në Donetsk dhe Luhansk – dy rajone pro-Moskë të kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore – në atë që Kremlini e quajti një mision “paqeruajtës”.
Ky veprim erdhi vetëm disa orë pasi ai firmosi dekretet për njohjen e pavarësisë së rajoneve.