Ukaj: Shkarkimi i Donika Gërvalles do ta trazonte koalicionin VV-Lista Guxo
Pavarësisht se në MPJD duhet të ketë riformatim nga Kurti, Fidan Ukaj këtë e sheh si të pamundur.
Ai tha se në rast se Kurti do ta largoj ministren Gërvalla nga posti i ministres, mund të ketë lëkundje të koalicionit.
“Donika është një figurë qendrore në ‘Listën Guxo’ dhe unë besoj se do ta trazonte koalicionin LVV-Lista Guxo, dhe kjo mendoj se është arsyeja kryesore pse Donika përtej atyre skandaleve që i ka bërë në ministri edhe mos punës së saj vazhdon me qëndru në ministri”, u shpreh Ukaj.