Uka-Zemajt: Kur ju krahasoheni me Vitinë, kjo s’do koment
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj pas krahasimit që ai i bëri vetes me ish ministrin Arben Vitia.
“Ky ministër ka ndërruar edhe profesion dhe po na jep këtu edhe diagnoza dhe kjo është e tmerrshme – shpif në çdo fjalë që e thotë në foltore”, është shprehur Uka.
“Në Pulomologji keni pasur pacientë të shtrirë të infektuar bashkë me ata që kanë pritur rezultatin. Kur dikush si puna juaj krahasohet me Arben Vitinë, kjo nuk do koment”.