Ujku sulmon një person në Han të Elezit, përfundon në QKUK
Një person është sulmuar dje nga një ujk në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit.
Sipas policisë, viktima ishte duke e ruajtur bagatinë në kohën kur u sulmua nga ujku dhe pas lëndimeve është dërguar për trajtim në QKUK.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë, është sulmuar nga një ujk. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti fillimisht ndihmën mjekësore e ka pranuar në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh.