Ujkani: Pa zhvillimin e sektorit privat vështirë se mund të ketë rritje ekonomike
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka thënë se sektori privat duhet të jetë konkurrues me vendet e rajonit.
Ujkani ka treguar se me rendin aktual është e pamundur që Kosova të jetë konkurrente me tregjet e rajonit e lërë më gjerë.
Sipas tij, shteti ynë ka nevojë për përmirësime të mëtutjeshme në ata sektorë ku Republika e Kosovës ka marrë obligime karshi Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).
Ujkani ka thënë se ka nevojë për reforma të ligjeve bazike për të bërit biznes, pastaj për reforma në procedurat administrative të cilat nganjëherë janë të stërzgjatura.