Ujkani del pozitiv me Covid-19
32 vjeçari është bërë lojtari i 3-të që infektohet me koronavirus vetëm në javën e fundit.
Në ditën e ndeshjes kundër Shqipërisë, trajneri Bernard Challandes rezultoi pozitiv në test pastaj mungoi në 3 ndeshje.
Pas tij u infektuan Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda.
Nëse gjërat shkojnë mirë për Ujkanin, ai mund të rikthehet për derbin kundër Juventusin më 5 dhjetor.