“Uji i zmadhon gjërat”, Tea josh me foto nga Dubai
Tea ka nisur pushimet në Dubai.
Tea Trifoni rikthehet për pushime në Dubai, pak muaj pasi ishte me Beartin, para se të ndaheshin.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” në këto pushime po shoqërohet na miqtë e saj, ndërsa ka sjellë fotot e para.
Në një imazh, Tea pozoi nga prapa, ndërsa për të mos keqkuptuar fansat rreth fotoshopit apo diçka tjetër, ajo sqaroi foton me mbishkrim.
“Uji i zmadhon gjerat njerez te zgjuar dhe te mire”, ka shkruar ajo.
Në një tjetër foto ajo shfaqet duke marrë rreze dielli nga pishina e resortit ku po qëndron, ndërsa prapa saj dukej pamja e qytetit.
Në atë imazh, Tea vë në pah tatuazhin e ri që e bëri në dorë para pak kohe.