Ujësjellësi “Prishtina” bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje te qytetarët që të shpenzojnë sa më pak ujin e pijshën.
Përmes një komunikate, KUR “Prishtina”, bën të ditur se “të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm, e vetmja mënyrë e krijimit të kushteve elementare për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Njoftimi i plotë:
Uji duhet shpenzuar racionalisht jo vetëm gjatë ditëve të nxehta në hapësirë por, ai duhet kursyer edhe gjatë stinëve të ftohta, duke kontrolluar shpenzimin e ujit në objekte të mbyllura, në shtëpi, banesa , institucione apo biznese.
Ne e hapim çdo ditë, rubinetin në banimet tona , për të pirë ujë, për të zier gjëra ushqimore, për të larë duart e pastruar fytyrën, për nevoja hixhienike.
E dijmë, se s’ka gjë më të lehtë e më të shpejtë sesa hapja dhe mbyllja e një rubineti në shtëpitë tona.
Por a e dini se, rruga e trajtimit të ujit të pijshëm është e gjatë, e mundimshme dhe ka një kosto të lartë derisa të vie në krojet tona të banimit.
Energji elektrike, pompa, pajisje, kimikate, gypa primar sekondar e terciar, derivate, fuqi punëtore, dije dhe investime, pra është një proces i gjatë që kushton.
Menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastërt, kushton!
A e dini se, 1000 litra ujë i trajtuar kushton vetëm 0,43 euro, derisa nëse ne e blejmë në dyqane një shishe të ambalazhuar prej 1.5 litra kushton po aq sa 1000 litra ujë të ujësjellësit , që ne e sjellim në krojet tuaja, por edhe i monitoruar vazhdimisht me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike nga laboratori i akredituar i kompanisë tonë dhe njëkohësisht i monitoruar edhe nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.
Të nderuar konsumatorë, uji i pijshëm i KRU”Prishtina” sh.a. është i lirë dhe i pastërt, i përshtatshëm për ju, qoftë në aspektin ekonomik poashtu edhe shëndetësor./FaktePlus