UEFA nis hetim ndaj Anglisë pas fitores ndaj Danimarkës
Pas fitores së Anglisë kundër Danimarkës 2:1, UEFA ka hapur hetim ndaj Kombëtares së Anglisë, pas përdorimit të laserëve nga fansat në drejtim të portierit danez, Kasper Schmeichel.
Pas përfundimit të lojës, gjatë ditës së sotme, qarkulluan fotografitë në të cilat shihet portieri danez me laser në fytyrë, gjest ky i cili ka bërë që UEFA të reagojë menjëherë, shkruan FaktePlus.
Portieri ishte duke bërë pritjen e penaltisë nga Harry Kane, e cila nuk kaloi pa u përfolur shumë edhe fakti që kjo penalti u akordua nga gjyqtari.
Sterling fitoi një penalti me prekje minimale gjë e cila u shoqërua me polemika të shumta.
Kujtojmë që kjo penalti ishte edhe vendimtare që Anglia të kalojë në epërsi prej 2:1, dhe të kalojë në finalen e madhe të Euro 2020, atje ku e pret Italia.