UEFA: Kosova dhe Serbia mund të luajnë në Euro2020
Kualifikimi në Kampionatin Evropian “Euro 2020” është një çështje tejet aktuale këto ditë.
Serbia është në vendin e tretë në grupin e saj dhe është në pozitë të vështirë për t’u kualifikuar përmes eliminatoreve, ashtu si edhe kombetarja e Kosovës.
Kosova është poashtu në vendin e tretë pas Anglisë dhe Republikës së Çekisë, derisa me të dyja skuadrat në fjalë takohet në dy ndeshjet e fundit.
Sidoqoftë, Kosova, ashtu si edhe Serbia nëse nuk kualifikohen përmes eliminatoreve, kanë një shans për ta ‘prerë’ biletën për Kampionatin Evropian përmes Ligës së Kombeve.
Por, çfarë ndodhë nëse Serbia dhe Kosova kualifikohen në Kampionatin Evropian? UEFA i është përgjigjur mediumit serb “Telegraf.rs” në lidhje me këtë.
“Skuadrat që nuk mund të futen në të njejtin grup janë Armendia dhe Azerbajxhani, Serbia dhe Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Spanja me Gjibraltarin, Ukraina dhe Rusia. Për Ukrainën, ky kufizim vlen edhe për Shën Petersburgun. Ju lutem vini re këto kufizime vlejnë vetëm për fazën e grupeve, kështu që nuk përjashtohet mundësia që këto skuadra të takohen në fazat e eliminimit direkt të garës”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.