UEFA jep lajmin e ditës: Kampioni i Kosovës luan direkt në kualifikime për Champions
Kampioni i Kosovës në futboll i cili do të shpallet këtë edicion do të marrë pjesë direkt në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Ekipi që zë vendin e parë në Kosovë shkon automatikisht në rrethin e parë kualifikues dhe jo në parakualifikime siç ka ndodhur vitet paraprake.
Lajmi u bë i ditur nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA.
Aktualisht në BKT Superliga vendin e parë e mban Ballkani kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund.
Më poshtë e gjeni të bashkangjitur listën e publikuar.