Udhëtim masiv i Plisave në Tiranë!
Kombëtarja shqiptare e futbollit është nikoqire e Polonisë në ndeshjen e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2024.
Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar dje zyrtarisht për shitje biletat e ndeshjes gjersa interesimi për blerje ishte i jashtëzakonshëm.
Edhe pse 2 muaj më herët, faqja zyrtare e shitjes online të biletave gjatë mëngjesit të sotëm ishte jashtë funksionit nga interesimi i lartë i tifozëve.
Në anën tjetër, edhe pse 260 kilometra nga Tirana, kryeqyteti tjetër shqiptar, Prishtina, u organizua masivisht në vetëm 24 orë.
“Muhaxhert”, nëngrup i “Plisave”, kanë njoftuar që vetëm lagjja e tyre ka grumbulluar më shumë se 100 anëtarë vetëm në ditën e parë dhe numri sa vjen e rritet. Rivaliteti në fushën e blertë është pritur të jetë i zjarrtë mirëpo vëmendja kryesore pritet të jetë në tribina.