U shtir si i sëmurë për t’u larguar nga Nice, sulmuesi rrezikon dënim të rëndë
Merkatoja i trazon gjithmonë lojtarët, ashtu ndodhi edhe në janar me sulmuesin e Nice, Allan Saint-Maximin, për të cilin kishte zëra të pafund për t’u larguar nga Franca.
Në atë periudhë, sulmuesi anësor është shtirur sikur ishte i sëmurë për të mos luajtur në ndeshjen kundër Angers, aty ku Nice u mund 3-0. Kjo gjë është zbuluar nga klubi francez, që pritet të marrë masa të menjëhershme ndaj tij.
21-vjeçari francez do të pezullohet dhe do të gjobitet rëndë për veprimin që ka kryer. Ndërkohë që interesi për lojtarin e talentuar vijon të jetë nga klube si Milan, Atletico Madrid dhe Dortmund.
Aktualisht Saint-Maximin ka kontratë deri në vitin 2020 me Nice dhe vlera e kartonit të tij është 20 milionë euro. /FaktePlus