U shërben pije personave me probleme me ligjin, ndalohet një grua në Mitrovicë
Një grua është ndaluar nga autoritetet në Mitrovicë. Kjo pasi i ka shërbyer pijë në një lokal 10 personave të cilëve u është inicuar procedurë kundërvajtje nga inspektorët komunal, përcjell FaktePlus.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë (21.05.2020-00:17. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është takuar në lokal duke u shërbyer pije dhjetë të dyshuarve meshkuj kosovar të cilëve u është iniciuar procedurë kundërvajtje nga inspektorët Komunal. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.