U premtua Shakira, në fund po vjen Ceca
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kishte thënë disa herë se këngëtarja e famshme botërore, Shakira, do të vijë në Mitrovicë dhe të performojë në ceremoninë e hapjes së urës mbi Ibër dhe ura do ta mbajë emrin e saj.
E përderisa koncerti i Shakirës po duket larg, ai i Cecës është më real.
Koncerti do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut.
Siç njoftojnë organizatorët në Mitrovicë, Ceca po vjen për t’i mbështetur protestat paqësore të serbëve që kundërshtojnë vendosjen e taksës prej 100 për qind mbi mallrat nga Serbia.
Ndryshe, serbët në veri të vendit që nga vendosja e taksës kanë protestuar çdo ditë.