U nis për në shkollë dhe nuk u kthye më, nëna raporton vajzën e zhdukur
Një grua në Gjilan ka njoftuar policinë se i është zhdukur vajza.
Viktima ishte nisur për në shkollë dhe nga data 12 mars nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin policor.