U ndanë se e tradhtoi? Fisnik Syla tregon si qëndron e vërteta e ndarjes me Fjolla Morinën
Fisnik Syla ishte i ftuar së fundmi në një intervistë ku hodhi poshtë pretendimet se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia.
“Ata që rrinë afër meje e dinë që Fisniku nuk është tradhtar. Kur jam në një lidhje jam shumë i fokusuar. E kemi parë që nuk funksionon më lidhja jonë. Ka mbaruar gjithçka”, tha ai për “Ftesë në 5.”
Edhe pse tashmë ka disa kohë që janë ndarë, dyshja nuk kanë lënë pa thumbuar njëri-tjetrin me statuse në rrjetet sociale apo deklaratat nëpër intervista.
“Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë pasi ai ka humbur një femër që e do kurse ti një mashtrues.”-tha Fjolla në një intervistë.