U martuan të mitur, pas dy vjetësh burri nga Malisheva ia merr vajzën gruas
Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se burri i saj, me të cilin u martua para moshës 16 vjeçare, ia ka marrë vajzën e tyre.
Kjo ndodhi pas dy vjetësh bashkëjetesë, ankohet gruaja .
Policia thotë se për këtë rast është njoftuar prokurori dhe mbetet nën hetime.
“Malishevë 28.07.2020 – NN. Ankuesja femër kosovare raporton se ish bashkëshorti i saj mashkull kosovar me te cilin kishin bashkëjetuar afër dy vite e ia ka marr vajzën e saj viktimën femër kosovare (e mitur). Është njoftuar prokurori, rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.