U kritikua se e quan veten kosovare, reagon Tayna
Në rrjetet sociale ka plasur debate, pasi artistet nga Kosova po quajnë veten ‘kosovare’, pas postimit të Rita Orës.
Tayna ka reaguar pas këtyre polemikave. Ajo ka bërë një postim ku ka shpërndarë me ndjekësit e saj aktivitetin në Instagramin e saj personal, ku shihet se njerëzit nga Tirana janë në një numër shumë më të madh nga audienca.
Tayna kësaj fotoje i ka bashkangjitur emotikonat e një fytyre me zemra dhe flamurin kombëtar, duke dashur të tregojë se ajo ndihet po aq shqiptare sa kosovare.